Kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi sot para Komisionit të Ligjeve raportin vjetor të punës së bërë nga Prokuroria e Posaçme.

Gjatë fjalës së tij ai tha se ka pasur një rritje të krimit të organizuar dhe rasteve të korrupsionit, por sipas tij kjo është proporcionale me numrin e hetimeve që ka SPAK ka bërë.

“Ka rritje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por është proporcionale me numrin e hetimeve”, u shpreh Dumani ndër të tjera./TopChannel