Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe  Krimit të Organizuar lidhur me dosjen hetimore ndaj Rezart Taçit, të akuzuar për pastrim parash, në vlerën 18.4 milionë euro të mafies italiane. Për këtë çështje Bledar Lilo e Artur Balla janë dënuar përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim.

“GJKKO ka pranuar sot, 13 shkurt, kërkesën e SPAK për biznesmenin në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”, njofton GJKKO

Më herët, “më datë 12 janar SPAK mbylli hetimet për biznesmenin Rezart Taçi, kunatin e tij dhe disa shtetas italianë. Biznesmeni Taçi dhe kunati i tij, Artur Balla, në në bashkëpunim me shtetasit Bledar Lilo, Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, akuzohen për pastrim parash”.

Sipas hetimit të SPAK, “është arritur në përfundimin se Taçi me kuantin dhe shoferin e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë”.

SPAK sqaron se “Taçi do pastronte patarë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK thuhet se Balla dhe Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre”./ata