Një avion i linjës Lion-Istanbul ka bërë ulje të detyruar në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës thuhet se avioni ka bërë ulje të detyruar për shkak se një shtetas afgan ka dëmtuar damarët e dorës.

"Në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, ka bërë ulje të detyruar avioni i linjës Lion-Istanbul, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion", thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi afgan është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe sipas policisë aktualisht është në gjendje kritike për jetën./aa