Shkolla Maarif, Dega në Prishtinë dhe Prizren të cilat veprojnë në kuadër të Fonadcionit Turk Maarif (TMV) organizuan ceremonitë e diplomimit për maturantët e vitit akademik 2023-2024.
Siç njofton Maarif, në ceremonitë e diplomimit të maturantëve morën pjesë deputetët e Kuvendit të Kosovës Fidan Brina Jilta, Këshilltari për Arsim i Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë, Veysel Erdel, Konsulli i Republikës së Türkiyes në Prizren, Celal Doğan, Shefi i delegacionit të Përfaqësisë së Türkiyes në Kosovë, kolonel Sabri Gökhan Karamürsel, Drejtori i Përgjithshëm i TMV-së në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, drejtorët e shkollave Maarif, Mustafa Kulu dhe Ibrahim Bucak, si dhe mësues, nxënës dhe familjet e tyre.
Në ceremoninë e 4-të të diplomimit të Shkollave Maarif në vitin 2024, diplomuan gjithsej 52 nxënës.
Në fjalën e tij të hapjes në ceremoninë e diplomimit, përfaqësuesi i TMV-së në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, u shpreh se në sallën e të diplomuarve kishte të rinj që premtojnë një të ardhme të ndritshme.
“Sot jemi bashkuar jo vetëm për maturantët e një shkolle, por edhe për të rinj të talentuar dhe liderë të ardhshëm, mjekë, inxhinierë, edhe në shumë fusha të tjera që do shfaqin talent”, theksoi Aslan.
Shkollat Maarif në Kosovë kanë arritur suksese në një kohë shumë të shkurtër me infrastrukturën fizike, sistemin arsimor, kuadrin e dalluar të mësimdhënësve dhe sukseseve ndërkombëtare. Vitin e kaluar, nxënësit e shkollave Maarif fituan vendin e dytë në botë në shkencë, me 4 medalje të arta, 2 argjendi, 1 bronz dhe 1 medalje nderi në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM që u mbajt në Paris, kryeqytetin e Francës.
Këtë vit, nxënësit nga shkollat Maarif kaluan me sukses fazën finale online të Olimpiadës Ndërkombëtare STEM në kategoritë e matematikës dhe shkencës, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm me gjithsej 19 medalje në mbarë botën dhe ata do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në finalen e madhe që do të mbahet në Holandë këtë vit.
Pas fjalimeve, nxënësve iu dhanë certifikata të arritjeve nga drejtoria e shkollës dhe emrat e nxënësve më të mirë u gdhendën në pemën tradicionale Maarif.
Ceremonia u mbyll me një përformancë artistike të nxënësve dhe shpërndarjen e diplomave./aa