Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka njoftuar se zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahen më 4 korrik.

Gjatë fjalimit të tij në zyrën qeveritare në Downin Street, kryeministri Sunak tha se vendi do të shkojë drejt qendrave të votimit më 4 korrik.

“Sot, më parë, fola me Madhërinë e Tij Mbretin për të kërkuar shpërndarjen e parlamentit. Mbreti e ka plotësuar këtë kërkesë dhe ne do të kemi zgjedhje të përgjithshme më 4 korrik”, tha Sunak.

Sunak tha se këto zgjedhje do të zhvillohen në një kohë kur bota është “më e rrezikshme sesa ka qenë që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

Ky vendim erdhi pas një takimi të kabinetit të kryesuar nga ai në zyrën e kryeministrit në Downing Street.

Gjatë seancës së pyetjeve të kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve, udhëheqësi i Partisë Kombëtare Skoceze në Westminster, Stephen Flynn, e pyeti kryeministrin britanik nëse kishte "frikë" nga mbajtja e zgjedhjeve.

Kryeministri u përgjigj se zgjedhjet do të zhvillohen në gjysmën e dytë të vitit, kohë e përmendur disa herë më parë.

Gjithashtu edhe Keir Starmer, udhëheqësi kryesor i Partisë Laburiste të opozitës, thuhet se do t'i drejtohet kombit më vonë duke iu përgjigjur njoftimit të zgjedhjeve./aa