Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një bluzë me foton e djalit të tij dhe tre ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Hashim Thaçit.

Sot në orën 14:00, qytetarët nga të gjitha komunat do të marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjykimi ndaj tyre do të fillojë nesër.