Centrali bërthamor Zaporizhzhia ka njoftuar se një dronë kamikaz i ushtrisë ukrainase ka sulmuar zonën e centralit, por si pasojë e sulmit nuk ka dëm serioz.
Centrali bërthamor Zaporizhzhia në rrjetet social njoftoi se ushtria ukrainase ditët e fundit ka kryer sulme ndaj zonës së centralit dhe ndaj qytetit Energodar në afërsi të tij.
Sipas njoftimit, një dronë kamikaz është zbuluar duke sulmuar njësinë e transportit në zonën e centralit.
"Si pasojë e sulmit nuk ka pasur të vdekur, të plagosur apo dëm kritik në infrastrukturë. Brenda dy ditëve të fundit, janë kryer shumë sulme me mjete ajrore pa pilot ndaj shtëpive dhe komplekseve sociale të qytetit Energodar në afërsi të centralit bërthamor Zaporizhzhia", theksohet në njoftim,
Ndër të tjera, thuhet se sulmet kundrejt civilëve dhe centralit bërthamor Zaporizhzhia janë të papranueshme dhe se kjo përfshihet në kuadrin e sulmit terrorist.
- Centrali më i madh bërthamor në Evropë
Centrali bërthamor Zaporizhzhia, që ndodhet në juglindje të Ukrainës, llogaritet si centrali më i madh bërthamor në Evropë.
Më 4 mars të vitit 2022, centrali u mor nën kontroll nga rusët. Përreth centralit, i cili aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse, ndodhin sulme artilerie dhe sulme me dronë. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me këto sulme./aa