Në Universitetin e Milanos një grup ka sulmuar dje tendat e studentëve të ngritura në mbështetje dhe solidaritet me Palestinën.

Sipas mediave italiane, dje u sulmuan nga një grup prej 10 personash, studentët të cilët protestojnë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, duke ngritur tenda në oborrin dhe brenda ndërtesës së Universitetit të Milanos që nga 10 maji dhe duke kërkuar që universitetet e tyre të ndërpresin marrëveshjen e bashkëpunimit shkencor me Izraelin.

Grupi prej 10 personash që e cilësojnë veten si aktivistë të "Luftës Komuniste" ka sulmuar studentët që flinin në tendat e ngritura për Palestinën ndërsa më pas mes dy grupeve ka patur përleshje.

Në disa komente në mediat sociale thuhet se ata që sulmuan tendat ishin "një grup sionist".

Rektori i Universitetit të Milanos, prof. dr. Elio Franzini dënoi aktet e dhunës dhe aktivitetet brenda universitetit që minojnë aktivitetet institucionale të institucionit./aa