Anadolu ka publikuar almanakun e saj tregjuhësh mbi ngjarjet më të rëndësishme globale dhe vendase të vitit 2023.

I botuar veçmas në gjuhët turke, angleze dhe arabe, vjetari nënvizon në mënyrë kronologjike ngjarjet e paharrueshme të vitit 2023 në Türkiye dhe në mbarë botën, nga politika dhe artet tek ekonomia, sporti, jetesa, kultura, shkenca, shëndeti dhe lufta, me imazhe të mrekullueshme të shkrepura nga fotoreporterët e Anadolus.

Ndër ngjarjet kombëtare janë tërmetet shkatërruese që goditën provincat e shumta në Türkiyen jugore, zgjedhjet presidenciale dhe festimet madhështore me rastin e njëqindvjetorit të Republikës së Türkiyes. Ndërsa viti po mbyllej, fokusi ndërkombëtar u zhvendos drejt sulmeve shkatërruese izraelite në Rripin e Gazës.

Për më tepër, libri vjetor përfshin rajone globale që përjetuan temperatura të paprecedentë gjatë gjithë verës, të shoqëruara nga përmbytje shkatërruese dhe zjarre që shkaktuan fatkeqësi.

Zhvillimet ndërkombëtare të përfshira në raportin vjetor përfshijnë përparimin e luftës Rusi-Ukrainë dhe zgjatjen e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi, të nënshkruar me ndërmjetësimin e Türkiyes.

Procesi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe sulmet e Izraelit në Gaza janë paraqitur dukshëm, duke përfshirë fotografi që dokumentojnë përdorimin e bombave fosforike nga Izraeli dhe imazhe që paraqesin sulmet ndaj civilëve.

Gjithashtu, libri vjetor përmban një aplikacion me kod QR që u lejon lexuesve të aksesojnë tekstet burimore dhe fotografi për lajme të rëndësishme./aa