Lordi David Cameron, Sekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, vizitoi sot Tiranën, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

Rama ndau këtë mbrëmje edhe fotoalbumin gjatë takimit me Cameron. Ai e cilësoi vizitën e Cameron në Tiranë, si një në një vizitë që forcon miqësinë, marrëdhëniet strategjike dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp, Rama e quajti Lordin mik të posaçëm jo vetëm të Shqipërisë, por edhe rajonit.

Gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, Rama informoi se u fol për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën, por edhe rajonin, që është hekurudha Durrës-Prishtinë.

Cameron në deklaratën e përbashkët me kryeministrin Rama theksoi se Shqipëria është vërtetë një histori suksesi, nga aspekti ekonomik, sukses në NATO.

“Ju gjithashtu në mënyrë të suksesshme keni bërë të pamundurën dhe një punë të shkëlqyer dhe një lidership shumë të madh në Këshillin e Sigurimit”, u shpreh ai./ata