Kensington Palace ka deklaruar së fundmi se princesha e Uellsit, Kate Middleton nuk do të ketë rikthim në angazhimet publike deri në momentin që mjekët të japin dritën jeshile në lidhje me shëndetin e saj.

“Princesha nuk pritet të kthehet në punë derisa të ketë dritën jeshile nga ekipi i saj mjekësor”. -tha zëdhënësi i Pallatit Mbretëror.

Megjithatë Kate Middleton ka lënë të kuptohet për rikthimin në detyrat mbretërore pas operacionit dhe diagnozës së kancerit në fillim të këtij viti.

Princesha e Uellsit theu heshtjen duke lënë të kuptohet për rikthimin me një projekt që e ka përzemër.
Royal Foundation Business Taskforce For Early Childhood dhe Kate Middleton ndanë një postim të përbashkët për të informuar fansat rreth projektit.

“Sot, Taskforca e Biznesit të Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme është e lumtur të njoftojë publikimin e një raporti që përcakton rastin e biznesit për t’i dhënë përparësi fëmijërisë së hershme.
Biznesi ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme, më të lumtur, në të cilën të gjithë mund të arrijnë potencialin e tyre dhe të bëjnë jetë të kënaqshme”, thuhet në deklaratë./BalkanWeb