Fituesja e Golden Globe për aktoren më të mirë kryesore u nda nga jeta më 5 gusht 1962 në Los Angeles dhe së shpejti do të bëhen 62 vjet nga vdekja e saj. Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, biondja më e famshme e të gjitha kohërave vështirë të harrohet, jo vetëm për famën e saj, por sidomos për vdekjen e saj plot mistere. Edhe sot ajo njihet si diva dhe ylli më i madh i Hollivudit. Detajet e jetës dhe fundit të saj intrigojnë edhe sot. kur ndërroi jetë, shkaku i vdekjes u dha një mbidozë barbituratesh.

Në atë kohë, shumë dyshuan se bëhej fjalë për një vrasje dhe jo për vetëvrasje, siç u prezantua në atë kohë në publik. Ndaj ende qarkullojnë teori të ndryshme konspirative për vdekjen e saj. Një prej tyre ishte se pas vdekjes së Monroe qëndronin fuqi të mëdha, duke pasur parasysh se thuhej se Marilyn ishte e dashura e presidentit amerikan Kenedi.

Vetëm pak vite më parë dolën në dritë detaje që tronditën përsëri opinionin, kur drejtori i funeralit që angazhua në përgatitjen e trupit të Marilyn Monroe foli për herë të parë, duke zbuluar detaje rrëqethëse për gjendjen e fizikut të të famshmes pa jetë. Alan Abbott dhe Ron Hast drejtuan një nga agjencitë më të famshme funerale në vitet gjashtëdhjetë.

“Ishte e vështirë të besohej se ishte bukuroshja e famshme Marilyn Monroe. Ajo dukej si një grua mesatare e moshuar që nuk kujdesej shumë për fizikun e saj. Ishte e qartë se rrethanat në të cilat ajo vdiq e kishin përkeqësuar shumë pamjen e saj. Kur dikush vdes, graviteti bën që gjaku të vendoset në pikën më të ulët të trupit, duke qenë se ajo vdiq me fytyrën poshtë. Aty kisha njolla të purpurta dhe qafa e saj ishte shumë e fryrë”, tha Abbott tha në atë kohë.

Ai gjithashtu shtoi se për shkak të rrënjëve kafe, ishte evidente se ajo nuk i kishte lyer flokët e saj për një kohë të gjatë, gjë që kontribuoi më tej në pamjen e saj të lënë pas dore. “Këmbët e saj nuk ishin të rruara dhe buzët e saj ishin vërtet të plasaritura. Manikyrët dhe pedikyrët gjithashtu ishin lënë pas dore,” zbuloi ai.

Lajmi për vdekjen e saj tronditi botën, pasi siç thuhej në atë kohë, Marilyn ishte euforike dhe e lumtur në ditët e fundit dhe asgjë nuk tregonte fundin e saj tragjik. Aktori Peter Lawford, i cili ndodh të jetë dhëndër i Presidentit John F. Kennedy, e ka telefonuar më 4 gusht dhe i ka thënë se ajo dukej e dëshpëruar dhe e pakënaqur gjatë bisedës. Por dëshmia e tij nuk përputhet me dëshminë e shërbëtores së saj, e cila tha se gjatë telefonatave të fundit Marilyn dukej krejtësisht normale dhe e zakonshme.

Konkretisht, atë mbrëmje Marilyn pati një bisedë të shkurtër me asistenten dhe më pas shkoi të flinte në dhomën e saj. Ishte edhe hera e fundit që ajo e pa të gjallë. Ajo u shqetësua që Marilyn nuk u përgjigj kur ajo trokiti në derën e saj, kështu që thirri psikiatrin e saj, i cili mbërriti pas mesnate. Asistentja tregoi se si ajo thirri psikiatrin e Marilyn rreth mesnatës, për të thënë më vonë se ndodhi në tre të mëngjesit. Edhe 20 vjet më vonë, ajo i pranoi biografit Anthony Summers se më 4 gusht, Marilyn u vizitua nga Robert F. Kennedy.

Për të hyrë në dhomën, e cila ishte e mbyllur nga brenda, asisentja Ralph duhej të thyente dritaren dhe në dhomë gjeti trupin e saj të pajetë. Marilyn kishte telefonin në dorë dhe ishte e qartë se ajo ishte përpjekur të thërriste dikë për ndihmë. Ajo së shpejti thirri mjekun që i kishte dhënë pilula dhe që e shpalli të vdekur pas mbërritjes. Policia është lajmëruar vetëm rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa mjekët thanë se kanë nevojë për lejen e studios Fox, me të cilën Marilyn ka një kontratë afatgjatë, për të marrë trupin.

“Askush nuk e di të vërtetën. Askush nuk do ta dijë kurrë të vërtetën”, tha Michael Selman, agjenti i fundit i PR i Marilyn Monroe. /tesheshi.com/