Apeli i GJKKO shton dënimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, duke e shpallur fajtor atë edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

 

 

Fatos Tushe është dënuar me 5 vite burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është 3 vite e 4 muaj burgim.

 

Ai u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Kujtojmë se rasti në fjalë kishte të bënte me për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës.

 

NJOFTIMI:

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 47, datë 29.07.2022, ka vendosur:

 

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal pasi nuk provohet se e ka kryer këtë vepër penale.

 

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shpërdorimit të karburantit) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

 

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i ndërtimeve pa leje) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

 

 

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri F.T. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

 

 

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit F.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

 

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri F.T. në një burg të sigurisë së zakonshme.

 

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit F.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

 

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

 

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.P. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shpërdorimit të karburantit) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.