Edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është marrë në pyetje nga SPAK.

 

Mësohet se Dako është pyetur të enjten për disa orë nga prokurorët e Posaçëm në lidhje me një objekt pa leje.

 

Ndërkaq, ditën e sotme u paraqit në SPAK, kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Sipas informacioneve ai do të pyetet si një person që ka djeni për rrethanat e ngjarjes. Ndaj tij ka 7 materiale kallëzuese.