Efektet e ndryshimeve klimatike prekin çdo spektër të jetës sonë dhe të natyrës, duke ndikuar negativisht edhe në zinxhirin ushqimor.
E pranishme në konferencën “Pasojat e ndryshimeve klimatike tek ujërat detare dhe shëndeti human”, organizuar në Tiranë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksin rolin e MBZHR në orientimin e politikave sa më miqësore ndaj mjedisit.
“Orientojmë politika dhe ndërhyrje në formë sa më miqësore me mjedisin dhe resurset tona natyrore”, tha Denaj.
Ajo vuri në dukje se, MBZHR është e fokusuar në implementimin e politikave dhe objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, në mënyrë që efektet negative të ndryshimeve klimatike në bujqësi, dhe sidomos në sektorin e peshkimit, të adresohen që në krye të herës.
“Besojmë se përmirësimi i legjislacionit të peshkimit do të ndihmojë që infrastruktura detare dhe ajo tokësore që mbështesin këtë sektor të nxisë jo vetëm zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrjen, por mbi të gjitha të jetë e dashur me mjedisin”, tha ministrja.
Denaj u shpreh optimiste se studimet dhe kërkimet shkencore nga universitetet do të ndihmojnë në formësimin e politikave të reja./ata