Projektet e ndryshme infrastrukturore e kanë transformuar qytetin bregdetar të Vlorës, në një potencial ekonomik dhe turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi në plazhin e Vlorës  ku ndriçimi i diellit mbi det të ofron një pamje spektakolare.

Nga viti në vit Vlora mirëpret një fluks të shtuar turistët vendas dhe të huaj, si destinacion i cili ofron përtej turizmit detar.

Përveç bregdetit, Vlora ofron edhe turizmin malor, si dhe atë të aventurës. Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.

Vija bregdetare e Vlorës nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë,  eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme./ata