Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi sot për miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun, Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.
Në një reagim në platformën X ministri Hasani u shpreh se, “Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë”.
“Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë-Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen”, theksoi Hasani.
“Shqipëria bashkësponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës”, u shpreh Hasani./ata