Identifikimi i viktimave nga përplasja e dy trenave në Greqi do të marrë shumë kohë. Mjekët kanë deklaruar për mediat greke se trupat janë të karbonizuar.
Sipas të dhënave tragjedia me 36 viktima deri tani, do të ketë edhe të tjerë.
Mjekët kanë konfirmuar se mes të ndjerëve nuk ka fëmijë, por pjesa më e madhe e tyre janë studentë.
“Kjo është një tragjedi masive. Jemi në proces identifikimi të trupave nga aksidenti i trenit në Tempe. Ky është një proces i mundimshëm që kërkon kohë. Është vërtet e pabesueshme ajo që ka ndodhur”, tha mjekja Rubini Leontari, e cila ka marrë përsipër procesin e autopsisë dhe nekropsit të të vdekurve.
“Pjesa tragjike është kur familjet fillojnë të identifikojnë trupat,” – shtoi mjekja e cila theksoi se pritet që një pjesë e trupave të identifikohen të paktën deri pasdite.