Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Dy prokurorët Ndini Tavani dhe Arben Agovi e kanë finalizuar këtë hetim me vendosjen e 9 masave të sigurisë.

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar që të hetohet fillimisht për akuzat e Mashtrimit" "Shpërdorimit te detyrës" dhe  "Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore", për   subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, me administratorë e përmbarues Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj.

Në muajin Mars 2020 pasi ka vlerësuar situatën, prokuroria e Tiranës, ka vendosur hetimet për akuzën e "Skema mashtruese dhe piramidale". Gjatë hetimeve të kryera është provuar se në se vetëm për një rast detyrimi të papërmbushur prej 3 milion e 479 mijë lekë të vjetra, përbarimi “Star”, ka vendosur të shtrijë sekuestrimin e 14 pasurive “Tokë Arë” në fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë.

Të gjitha këto pasuri janë në emër të debitorëve Asllan dhe Lule L... Për të njëjtën skemë në një rast tjetër debitorit Bajram K.. që duhet të shlyente 307 mijë lekë të vjetra, kjo shoqëri përmbarimore i ka sekuestruar 9 pasuri tokë arë dhe truall.

Ndërkohë Sadik Ç.. dhe bashkëshortes së tij Pranvera Ç.., i janë sekuestruar 10 mijë metra katror tokë arë dhe truall në fshatin Ibë e Poshtme në Tiranë, vetëm për shkak se ishte debitor ndaj një vlere prej 689 mijë lekë të vjetra në bankë. E njëjta skemë ka ndodhur dhe me çiftin Vjollca K... dhe Besnik K... Sa sipër ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestrot konservative ndaj pasurive të debitorit.

Sipas prokurorisë totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.

Ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestrot konservative  ndaj pasurive të debitorit. Totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë' thuhet në dosje. 

Në të gjitha rastet e trajtuara këto sekuestro janë vendosur nga përmbaruesja gjyqësor Jordisa Dervishi. Prokuroria thotë se sa sipër dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta përmbaruesja Jordisa Dervishi, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të dëtyrës”. Në përfundim organi i akuzës thote se Jordisa Dervishi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi,në cilësinë e përmbaruesve dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.Keida Seferi, në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale të “Vjedhjes”. Ndërsa AldoDaka, Albert Gega e Edmond Mato në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore “Star – FS”, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes”.Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes”.

Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorë. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën. Nga këtu, përmes skemave që nuk deklaroheshin në institucione, i çonin debitorët drejt borxheve të papërballueshme, ku në total dëmi arrin në rreth 7.3 milionë euro.

Në 2019 Gentajan Kamberi i zyrës përmbarimore të Arben Meskuti ka derdhur në Hollin e ministrisë së Drejtësisë 104 thasë me dosje përmbarimore përkatësisht në datën 14.10 .2019.

Sipas prokurorisë në inventarin e dosjeve të Ministria e Drejtësisë janë gjendur të dhëna për 5800 çështje përmbarimore. Ndërsa të paktën 4944 dosje/çështje përmbarimore qe janë ende të pa dorëzuara nga ish-përmbaruesit dhe shoqëritë përkatëse që janë vënë nën akuzë.

“Në total rezultojnë se, janë mbi 5 700 dosje/çështje përmbarimore të pa dorëzuara, me akte - aktive përmbarimore që kanë prekur dhe vijojnë të rëndojnë direkt mbi interesat pasurore të shtetasve në një numër palësh të përfshira me mbi 17 000 individë”./Shqiptarja