Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka prezantuan sot listën e PL për këshillin bashkiak të bashkisë së Tiranës.

 

Xhixho tha se, lista, do të bëhet publike dhe do të prezantohen të gjithë kandidatët javën që vjen, ndërkohë që është plotësuar gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe i domosdoshëm ligjor për të gjithë kandidatët.

 

“Listën tonë e kryeson një grua, një zonjë, një juriste, ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë, mikeshja jonë Silva Caka, që pasohet nga Endrit Braimllari ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Floida Kërpaçi ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetare e LRI-së, Tedi Blushi gazetar dhe qytetar I angazhuar, Ana Azaizaj Sekretare e Përgjithshme e LRI-së”, u shpreh ajo.

 

Nga ana e saj kryesuesja e listës, Silva Caka, u shpreh se kjo është përgjegjësi shumë e madhe që, “e cila ka të bëjë me një qytet që është më i madhi në Shqipëri, jo vetëm për nga sipërfaqja, jo vetëm për nga numri i popullsisë, por është edhe më i madhi për shkak të investimeve, por është më i madhi edhe për shkak të dinamikës së madhe që e karakterizon”.