20 persona janë arrestuar nga policia spanjolle në qytetin e Lleidas, mes tyre shqiptarë, rumunë dhe 3 spanjollë.

 

Policia e Spanjës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesa dhe ambiente të tjera, ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5000 bimë narkotike, 15 kg kanabis dhe para cash.

 

Mediat e huaja thonë se banda ishte e organizuar duke nisur nga drejtuesit e saj e deri tek kopshtarët që jetonin në plantacionet dhe kujdeseshin për kultivimin e lëndëve narkotike, në formën e hierarkisë.

 

Mësohet se hetimi ka nisur rreth një vit më parë dhe konsiderohet si një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës në këto vitet e fundit.