Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci u prit sot në një takim nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi.

Në takim ishin të pranishme edhe konsullja e përgjithshme të Italisë në Vlorë, Iva Palmieri dhe drejtoresha e AICS-it në Tiranë, Stefania Vizzaccaro.

Gjatë takimit u fol për sezonin e ardhshëm turistik dhe italianët e shumtë që zgjedhin Sarandën jo vetëm si destinacion veror, por edhe si vendbanim.

Kryebashkiaku Çaçi në një postim në rrjetet sociale tha se “në takim biseduam për fuqizimin e mëtejshme të marrëdhënieve nëpërmjet projekteve të përbashkëta, për potencialin e lartë turistik të Sarandës në tregun italian dhe mbështetjen për promovimin e destinacionit”.

Më pas u prek tema e restaurimit të godinës historike të ish-konsullatës italiane në Sarandë dhe shndërrimit të saj në një qendër kulturore italo-shqiptare, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

Në tre muajt e parë të vitit sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vendin tonë e vizituan mbi 190 mijë pushues italianë. Në raport me janar-marsin e 2023, Shqipërinë e vizituan gati 81 mijë, apo 56% më tepër italianë./ata