Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se ditën e nesërme do zhvillohet takimi i dytë me emigrantët, por këtë herë në Milano të Italisë.

Turi zhvillohet në kuadër të rienergjitizimit të Partisë Socialiste. Takimi me diasporen shqiptare këtë herë do të bëhet në Viale Gabardi në Milano në orën 11:00.

Njoftimi është shoqeruar me një foto të viteve ’90 nga eksodi masiv i shqiptarëve drejt vendit fqinj./GazetaShqiptare