Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin.

Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

Ekspertët thonë se këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë.

Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë.

Përfitimet Që Merrni Duke Ngrënë 4 Bajame Në Ditë

Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë 6 përfitime direkte.

Zemër E Fortë

Antioksidantët,  flavonoidët dhe vitamina E tek bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë.

Ekspertët thonë se ngrënia e rregullt e bajameve ul rrezikun e atakut në zemër me 50 përqind.

Kolesterol i Ulët

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm.

Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.

Mendje e Mprehtë

Antioksidantët dhe substancat e tjera që gjenden tek bajamet janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.

Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe e bën atë më të mprehtë.

Kockat Dhe Dhëmbët

Bajamet përmbajnë fosfor dhe ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë.

Ekspertët këshillojnë se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të konsumojnë bajame çdo mëngjes.

Mbipesha

Bajamet përmbajnë shumë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë duke penguar ngrënien e tepërt.

Fibra rregullon tretjen dhe pengon akumulimin e depozitave dhjamore.

Ekspertët thonë se nëse njeriu ha bajame të paktën dy herë në javë ka 30% më shumë gjasa për të mos shtuar në peshë.

Sheqernat Në Gjak

Këto arrorë janë të domosdoshëm për uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të rëndësishëm për shëndetin e diabetikëve.

Bajamet dhe nën produktet e tyre rekomandohen kundër diabetit nga shumë ekspertë të fushës./AgroWeb.org