Kanë përfunduar punimet e riparimit dhe përmirësimit të kryera nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Kullën e Gallatës në Istanbul.

Me restaurimin e kryer nën drejtimin e teknologjisë moderne dhe ekspertëve të fushës, kulla filloi të pranojë sërish vizitorë.

Qytetarët kanë bërë foto në ballkonin me pamje panoramike në katin e tetë të kullës, e cila tërheq vëmendjen e madhe të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Puna restauruese është kryer në përputhje me rregullat e shkencës dhe artit. Ndërtesa është projektuar për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe për të pritur vizitorë dhe zogj shtegtarë.

Në kullë do të lejohen hyrjet e kontrolluara, me maksimum 100 persona në orë, në kuadër të planifikimit të menaxhimit të vizitorëve./aa