Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë ndodhur paraditen e sotme në Paskuqan të Tiranës. Autori  Dan Hutra ka ekzekutuar me armë zjarri 2 gra dhe ka lënë të plagosura dy të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e prindërve të ish-gruas së autorit. Ende nuk dihet saktësisht, por mendohet se viktimat janë ish-bashkëshortja e tij Alketa Hysa, dhe motra e saj Eleva Kurti.

Në momentin e ngjarjes katër gratë kanë qenë të vetme në banesë.

 

Mësohet se ky i fundit është një person me të shkuar kriminale dhe se kishte dy javë që kishte dalë nga burgu.