Kongresistja e vetme me origjinë palestineze në Kongresin e SHBA-së, Rashida Tlaib lidhur me sulmin e fundit të Izraelit në Rafah deklaroi se ky sulm ishte i qëllimshëm.
Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Tlaib bëri një deklaratë nga llogaria e saj në X lidhur me sulmin e fundit të Izraelit në Rafah.
"Ky sulm ishte i qëllimshëm. Nuk mund të vrasësh dhe të vrasësh sërish aksidentalisht një numër të madh fëmijësh dhe familjet e tyre dhe më pas të thuash 'ky ishte një gabim'. Netanyahu, maniaku gjenocidal na ka thënë neve se dëshiron të pastrojë etnikisht palestinezët. I nderuar president, kur do ta besoni atë (Netanyahun)?", tha Tlaib në deklaratën e saj.
- Ngjarjet
Në vendimet e masave më 24 maj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) organi gjyqësor i OKB-së, vendosi se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet e tij kundër Rafahut, të mos bllokojë ndihmën humanitare dhe të lejojë zyrtarët e OKB-së të hyjnë në Gaza për të hetuar krimet e tij.
Të paktën 40 palestinezë u vranë në sulmin që Izraeli kreu dje duke bombarduar tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës për të cilën GJND-ja ka vendosur për ndalimin e sulmeve.
Dëshmitarët kanë thënë se "Bombardimet e ushtrisë izraelite kanë shkaktuar shkatërrimin dhe djegien e shumë tendave në kamp. Ky kamp në qytetin Rafah, ku jetojnë mijëra palestinezë të zhvendosur, nuk ndodhet në zonën që ushtria izraelite kërkon të evakuohet".
Po ashtu dëshmitarët thanë se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar kampin me të paktën tetë raketa./aa