Të paktën 15 palestinezë janë arrestuar në bastisjen e kryer nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se forcat izraelite kryen bastisje natën në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 15 palestinezë gjatë bastisjeve të natës në qytetet e Kudsit Lindor, Ramallah, Tulkarm, Nablus dhe Jericho.
Numri i palestinezëve të ndaluar nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 6.940.
Që nga 7 tetori, kur ushtria izraelite filloi sulmin e saj në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Që nga 7 tetori 2023, 387 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa