Në përmbushje të misionit të veprimtarisë hetimore, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë fton të gjithë personat e interesuar, të aplikojnë për 4 (katër) vende vakante për pozicionin “Inspektor jomagjistrat” në Njësinë e Inspektorëve pranë ILD-së.
Në një njoftim për mediet, ILD bën të ditur se “inspektori kryen verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë”.
“Në ushtrimin e detyrës së tij, inspektori mbledh të dhëna dhe vlerëson çdo informacion, ose akt që çmon se është, ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe ligjit nr. 96/2016, datë 06.10.2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Për kandidatët e interesuar, kushtet, kriteret, dokumentacioni paraprak dhe mënyra e dorëzimit, gjenden në linkun: https://ild.al/wp-content/uploads/2024/05/Shpallje-Inspektore-Jomagjistrate-27.05.2024.pdf Më shumë informacion lidhur me shpalljen dhe kriteret e kualifikimit, gjeni në linkun: https://ild.al/sq/rekrutim-inspektore-jo-magjistrate/Afati për dorëzimin e dokumentacionit është data 26.06.2024″, përfundon njoftimi i ILD./ata