Kreu i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, dënoi sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj kampit ku qëndronin palestinezët e zhvendosur në qytetin Rafah.
Në një deklaratë me shkrim, Mahamat theksoi se dënojnë sulmin e Izraelit ndaj kampit në Rafah, ku qëndronin palestinezët e zhvendosur, kryesisht gra dhe fëmijë.
Mahamat bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe deklaroi se veprimet e Izraelit shkelin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në drejtim që Izraeli të ndalojë sulmet e tij ushtarake kundrejt Rafah.
Ndër të tjera Mahamat nënvizoi se veprimet e Izraelit kanë mbetur pa ndëshkim.
- Ngjarjet
Në vendimet e masave më 24 maj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) organi gjyqësor i OKB-së, vendosi se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet e tij kundër Rafahut, të mos bllokojë ndihmën humanitare dhe të lejojë zyrtarët e OKB-së të hyjnë në Gaza për të hetuar krimet e tij.
Të paktën 40 palestinezë u vranë në sulmin që Izraeli kreu dje duke bombarduar tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës për të cilën GJND-ja ka vendosur për ndalimin e sulmeve.
Dëshmitarët kanë thënë se "Bombardimet e ushtrisë izraelite kanë shkaktuar shkatërrimin dhe djegien e shumë tendave në kamp. Ky kamp në qytetin Rafah, ku jetojnë mijëra palestinezë të zhvendosur, nuk ndodhet në zonën që ushtria izraelite kërkon të evakuohet".
Po ashtu dëshmitarët thanë se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar kampin me të paktën tetë raketa./aa