Analiza vjetore e ujërave të zeza e Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) zbulon se qyteti Antwerp në Belgjikë, edhe këtë vit është qyteti ku përdoret më së shumti kokainë në Evropë.

 

Duke hulumtuar normat e përdorimit të drogës dhe duke analizuar ujërat e zeza evropiane çdo vit, EMCDDA mori mostra për të matur përdorimin e kokainës, amfetaminës, metamfetaminës, ektazisë, ketaminës dhe kanabisit në 104 qytete në mars dhe prill 2022.

 

Sipas kësaj, përdorimi i kokainës ishte veçanërisht i lartë në qytetet në Belgjikë, Holandë, Portugali dhe Spanjë. Krahasuar me normat në vitin 2021, u zbulua se përdorimi i kokainës u rrit në 38 qytete në vitin 2022.

 

Qyteti i Antwerpit, në rajonin flaman të Belgjikës, kryeson listën e qyteteve me gjurmët më të larta të kokainës në ujërat e zeza.

 

Antwerpi pasohet nga qytete si Amsterdami në Holandë, Tarragona në Spanjë, Brukseli në Belgjikë dhe Cyrihu në Zvicër.

 

Ndërsa sasia mesatare ditore e mbetjeve të kokainës në ujërat e zeza në Antwerp ishte 2.381 miligramë, ajo u mat 1.161 në Tarragona të Spanjës, 1.142 në Amsterdam, 985 në Bruksel dhe 931 në Cyrih.

 

Në janar, Belgjika dhe Holanda kapën gjithsej 160 tonë kokainë, afërsisht 110 tonë në Antwerp dhe rreth 50 tonë në Roterdam, si rezultat i bashkëpunimit të tyre në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

 

Kokaina e kapur në portin e Antwerpit këtë vit ishte më e larta ndonjëherë, pas 89.5 tonëve në vitin 2021./AA