Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se konferenca e paqes që do mbahet në Zvicër lidhur me Ukrainën nuk ka të ardhme.

Peskov dha deklarata për çështjen e Ukrainës për gazetarët rusë në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.

Ai tha se nën organizimin e Zvicrës më 15 dhe 16 qershor do të mbahet konferenca e paqes lidhur me Ukrainën. "Kjo konferencë nuk ka të ardhme në aspektin e gjetjes së rrugëve të zgjidhjes për çështjen e Ukrainës. Mendimi për të diskutuar çështjet lidhur me Ukrainën pa Rusinë në këtë samit është absurd", tha Peskov.

Lidhur me pretendimin se konferenca për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës me pjesëmarrjen e Rusisë do të mbahet në Arabinë Saudite, Peskov shpjegoi se kjo nuk është planifikuar.

Ai komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili tha se "Ukraina duhet të ketë të drejtën të godasë territoret ruse me armët që furnizohet". Peskov theksoi se kjo deklaratë "është e papërgjegjshme dhe nxitëse".

"Ka filluar të dominojë dikursi ushtarak i perëndimorëve. Duhet të marrim masa, duhet të vazhdojmë operacionin special", tha Peskov./ss