Ushtria izraelite ka shënjestruar gjeneratorët e energjisë elektrike të spitalit Kamal Adwan i cili ndodhet në veri të Rripit të Gazës.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, Izraeli ka ka shënjestruar spitalin Kamal Adwan në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës.
Burimet e spitalit njotuan se gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmin që avionët luftarakë dhe artileritë e Izraelit kryen ndaj shtëpive përreth spitalit Kamal Adwan.
Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 15.239 fëmijë dhe 10.093 gra, janë vrarë 36.096 palestinezë, si dhe janë plagosur 81.136 të tjerë.
Nën rrënoja ende ndodhen mijëra të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata./aa