Francezët janë të parët në botë që janë angazhuar në protesta masive. Të tilla protesta po mbahen në jo më pak se 300 qytete në të gjithë vendin. Populli proteston kundër reformës së pensioneve të presidentit Macron, e cila rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Sindikatat thonë se rreth dy milionë njerëz kanë dalë në rrugë. Rreth 30% e stafit pedagogjik të shkollave franceze i janë bashkuar grevës kundër reformës së pensioneve, por sindikatat në atë që po përvijohet si beteja e zakonshme e shifrave me qeverinë – po flasin për 60%.

Që në orët e para, CGT ka njoftuar se të gjitha mjetet e transportit që nisen nga rafineritë janë bllokuar, një vendim që duket se paraprin vendimin për të zgjatur pafundësisht grevën, kërcënimin më të frikshëm të qeverisë.

Këto imazhe duhet që të shihen nga çdo qytetar shqiptar, për të parë sesi proteston bota.