Kreu i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka dhënë detaje nga dëshmia e 40-vjeçari Dan Hutra, i cili ditën e djeshme ka vrarë tre gra ndërsa ka plagosur dhe tre të tjera.
Në një deklaratë për mediat Vocaj tha se Hutra ka qenë bashkëpunues me policinë e shtetit dhe ka zbërthyer të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Më tej për shkak të hetimeve ai nuk tregoi se çfarë deklaroi Hutra para autoriteteve.
“Nga strukturat e krimit mbrëmë është një marrë një deklarim i hollsishëm i dinamikës së ngjarjes së ndodhur dje. U në nuk mund të bëjë të ditur për shkak të hetime se çfarë tha, por dua të bëjë të ditur se autori i kësaj ngjarje të paprecendentë ka qenë bashkëpunues me policinë dhe e ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Deklarata që kam bërë dje ka qenë e bazuar në prova të pakundërshtueshme, por autori ka qenë bashkëpunues me policinë”-tha ai.