Një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet si zjarrvës i Kepit të Djepzave në Klos. Bëhet fjalëe për Agim Xhiherrin.

 

 

“Klos/Ndezi zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkaktuar panik tek banorët, pas disa orësh hetime, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar.       Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 38 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.   

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.”- thuhet në njoftimin e policisë.