Përderisa protestat e nisura nga Kisha në Armeni kundër qeverisë së kryeministrit Nikol Pashinyan vazhdojnë, palët vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën.
Sipas mediave armene, lideri fetar Katolikos II, i cili donte të hynte në Monumentin e Serdarabadit në rajonin e Armavirit, ku dje u mbajtën festimet e Ditës së Republikës, forcat e policisë u përpoqën të parandalonin atë dhe delegacionin e tij shoqërues.
Pas një tensioni afatshkurtër mes zyrtarëve fetarë dhe forcave policore, policia lejoi delegacionin të kalonte. Administrata e Kishës Apostolike armene kritikoi policinë dhe qeverinë për tensionet ndërsa qeveria e Pashinyanit fajësoi Kishën.
Zëvendës shefi i Kryeministrisë, Taron Chakhoyan, në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha: "Këta klerikë të angazhuar në politikë antishtetërore, ata që e kthejnë Kishën në një platformë politike dhe zëvendësojnë shërbimin fetar me politikën, nuk kanë epërsi ndaj askujt. Ata do të vuajnë të gjitha pasojat e politikave të tyre antishtetërore".
Në deklaratën e tij për këtë temë, kryeministri Pashinyan tha se ata "vazhduan traditën fetaro-feudale" kur morën qeverisjen në Armeni në vitin 2018. "Kjo po ndodh me ne tani, sepse e kemi kapërcyer këtë ide brenda vetes. Sistemi fetaro-feudal u rebelua dhe tha: 'Çfarë të drejte keni të mendoni ju, ne kemi krijuar modelet e mendimit dhe ju duhet të mendoni brenda atij modeli. Nëse mendon jashtë kësaj, ata thonë 'ti je tradhtar'", tha kryeministri armen.
Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, protestuesit e udhëhequr nga kryepeshkopi Bagrat Galstanyan u mblodhën para Ministrisë së Brendshme dhe protestuan kundër tensioneve të djeshme mes policisë dhe Katolikus II Geregin.
Çfarë ka ndodhur?
Disa qytetarë dhe politikanë, të organizuar nga Kisha Armene, nisën marshim drejt Jerevanit nga rajonet e Tavushit dhe Shirakut më 4 maj dhe më pas u mbajtën protesta në të gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytet.
Në konferencën për media më 7 maj, Pashinyan akuzoi kreun e kishës, Garegin II, për "gënjeshtër dhe mashtrim". Duke i dhënë një mesazh Gareginit, ai tha: "Është e qartë se udhëheqësi i këtij procesi është Katolikus-i të gjithë armenëve por ai që do të përfitojë më shumë është Robert Kocharyan".
Pashinyan, i cili kërkoi dorëheqjen e tij dhe donte që Kisha të qëndronte larg punëve të qeverisë, deklaroi se ndryshimi i qeverisë mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve./aa