Me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, Young Entrepreneurs Albania (YEA) organizoi eventin që vuri në pah shpirtin sipërmarrës dhe kreativitetin e nxënësve të talentuar të shkollave të mesme.

Bashkia Shkodër u mbush me të rinj sipërmarrës nga e gjithë Shqipëria, të cilët prezantuan idetë e tyre inovative në YEA! Awards Final 2024.

Fituesit e konkursit për idenë më të mirë të biznesit, të nderuar me Certifikatën e Artë ishin Omnifixx, prezantuar nga Stefi Fushaj, Jonejda Zaimi, Nedit Xhaferri dhe Ditmar Zekja.

Me çmimin Plani më i mirë i Biznesit u vlerësuan NeoNet, prezantuar nga Arion Minina. Çmimi RYAS Changemaker Award iu dha Green Quest, prezantuar nga Klajdi Lazri, Klaudio Shkalla dhe Maria Vathkruja.

Ky projekt do të përfaqësojë Shqipërinë në Çmimet e Sipërmarrjes Rinore Evropiane YouthStart 2024 në Berlin, Gjermani.

Bashkia Shkodër uroi të rinjtë për arritjet, përkushtimin, krijimtarinë dhe shpirtin sipërmarrës, dhe premtoi të vazhdojë të nxisë sipërmarrjen dhe inovacionin në komunitet./ata