Një koncert i veçantë është zhvilluar në hapësirën e instalacionit “Reja”, në kuadër të Javës Kulturore Italiane.
Kori i Bolzanos A.N.A. nën drejtimin e Maestro Werner Redolfi, solli një performancë magjepsëse me këngët popullore të Associazione Nazionale degli Alpini. Mes peizazhit urban të Tiranës, meloditë e tyre harmonike na transportuan te pranishmit në malet piktoreske, duke ngjallur ndjenja nostalgjie dhe vlerësimi për trashëgiminë muzikore të rajonit.
Koncerti, me hyrje falas, u organizua nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës.
Këngët e përzgjedhura përfaqësojnë këngët e vërteta popullore, malore dhe alpine, këngë të gjitha të lidhura me territorin. Aktualisht kori përbëhet nga 26 elementë dhe drejtohet nga Maestro Werner Redolfi, ish-korist. Deri më tani kori ka dhënë 100 koncerte. Kori ANA Piani Bolzano prezantohet në qytetin e Bolzanos, por edhe në të gjithë krahinën, si një burim i ri kulturor, i cili jep një sinjal të fortë, pozitiv shprese dhe besimi në sektorin e muzikës korale popullore dhe alpine./ata