Bashkia Vlorë dhe ajo e Milanos, Itali, synojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e projekteve publike.
Kryetar i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha me ftesë të kryebashkiakut, Giuseppe Sala, zhvilloi një vizitë pune në Milano, ku diskutuan për urat e reja të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve mes dy bashkive.
Dredha tha se në qendër të diskutimeve ishte mbështetja e komunitetit shqiptar në Milano, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm aty, për të kontribuar në inicimin e projekteve të reja në shërbim të qytetarëve.
Sipas tij, në fokus të vëmendjes ishin sektori i transportit publik dhe menaxhimi i mbetjeve.
“Diskutuam gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin e transportit publik dhe menaxhimit të mbetjeve, duke mos lënë mënjanë mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha të tjera të mundshme”, u shpreh Dredha./ata