Gazeta më e madhe austriake ”Der Standard” e ka cilësuar Tiranën si destinacionin e dytë të verës 2024.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e Bettina Pfluger për gazetën më të madhe austriake ”Der Standard”.

“Tirana, destinacioni i dytë i verës 2024 nga “Der Standard”, pas Mynihut që pret ndeshjet e Kampionatit Europian. E përditshmja austriake vlerëson rritjen e fuqishme turistike të vendit tonë në krye të trendeve të industrisë së udhëtimit në Europë”, shkruan Rama.

”Der Standard” në shkrimin e saj shkruan se sipas të gjitha analizave, turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm.

Numri i lidhjeve me fluturime është dyfishuar që nga viti 2019 dhe numri i mbërritjeve të udhëtarëve është rritur nga 12 milionë në 2019, në 17 milionë në 2023./ata