UEFA ka mbledhur Kongresin për të përzgjedhur dhe Komitetin Ekzekutiv, ku kandidat është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

 

Gjatë këtij kongresi u mbajt dhe një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë, tërmetit në Turqi dhe Siri, e gjithashtu të gjithë personat që kishin lidhje me futbollin që humbën jetën në vitin 2022.

 

Gjithashtu u kujtuan dhe katër ish-futbollistë shqiptarë, që ishin Sulejman Maliqati, Bujar Gogunja, Nuri Bylyku dhe Odisea Çipa.