Në qytetin bregdetar të Durrësit ka filluar mbjellja e 250 pemëve në disa zona të tij.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga puna e punonjësve të bashkisë për mbjelljen e pemëve.

“Durrësi në nisje të sezonit veror dhe në Vitin e Pyjeve i pret vizitorët më i pastër e më i gjelbëruar me mbjelljen e pemëve të reja në shumë lagje të tij”, shkruan Kumbaro.
Bashkia e Durrësit në fokus të punës së saj ka edhe mbjelljen e pemëve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra.

Pemët që po mbillen janë të llojeve “Kumbull e kuqe”, “Lirodendro”, “Acer” dhe “Rrap” dhe fillimisht po mbillen në lulishten e lagjes 17, e më pas mbjellja e tyre do të vijojë në shëtitoren “Taulantia”, “Ekopark” dhe rrugë të ndryshme në qytet.

Bashkia e Durrësit do të vazhdojë punën për mbjelljen e shumë pemëve të tjera dhe shtimin e hapësirave të gjelbra./ata