Në këtë ditë, e martë 29 maj 1453, Kostandinopoja, kryeqendra e Bizantit, Krishtërimit lindor, ra nën pushtetin osman, për të mbetur ç’prej atëherë e deri më sot si një prej poleve kryesore të botës muslimane. Stambolli, aty ku sot ndodhen “çelësat e botës”, nuk ka mundur të rimerret më nga asnjë fuqi tjetër. Perëndimi apo dhe Rusia që e ka synuar gjithnjë, nuk kanë mundur dot ta fusin nën sundimin e tyre këtë kryeqytet shumëpërmasor të botës, sidomos gjeopolitik, gjeoekonomik e gjeostrategjik.
Prej rënies së saj do buronte dhe thënia bestyte “e marta ditë tersi”, pikërisht nga ata që e humbën metropolin e famshëm të historisë njerëzore, prej artit dhe guximit ushtarak të një 20-vjeçari, Mehmet Fatihu.
Në mesazhin e tij për këtë ditë, në 571-vjetorin e marrjes së Stambollit, Erdogan foli për një “fitore të bekuar”.
“Eshtë e nevojshme të dihet mirë mënyra se si u arrit kjo fitore e bekuar.
Kostandinopoja u bë një qendër ku fetë dhe kulturat e ndryshme jetonin së bashku falë tolerancës dhe administrimit të drejtë të burrit të madh të shtetit, Sulltanit Mehmet Fatih.
Besimi, vendosmëria dhe guximi i treguar nga ai dhe ushtarët e tij heroikë, na jep sot frymëzim për të arritur qëllimin e Shekullit Turk”. /tesheshi.com/