Autoriteti Izraelit i Antikiteteve prezantoi të mërkurën një grep peshkimi prej bakri 6000-vjeçar, një nga më të vjetrit në botë.

 

Grepi u zbulua në vitin 2018 gjatë gërmimeve përpara ndërtimit të një lagjeje të re në qytetin bregdetar Ashkelon.

 

“Grepin është me përmasat 6,5 x 4 centimetra dhe dimensionet e mëdha e bëjnë atë të përshtatshëm për gjuetinë e peshkaqenëve 2–3 metra të gjatë ose peshkut të madh ton”, tha bashkëdrejtuesja e gërmimit të Autoritetit të Antikiteteve, Yael Abadi-Reiss.

 

“Shumë grepa të lashtë peshku të gjetur më parë ishin prej kockash dhe ishin shumë më të vogla se ky. Përdorimi i bakrit filloi në periudhën kalkolitike dhe është magjepsëse të zbulosh se kjo risi teknologjike u aplikua në antikitet për prodhimin e grepave për peshkatarët përgjatë bregdetit të Mesdheut”, shtoi ajo.

 

Në periudhën kalkolitike, rreth Ashkelonit kishte fshatra të mëdhenj, ekonomia e të cilave bazohej në degët e bujqësisë të zakonshme edhe sot, si kullotja e deleve, dhive dhe gjedhëve, kultivimi i grurit, elbit dhe bishtajoreve dhe kultivimi i pemishteve.

 

“Grepi i rrallë i peshkut tregon historinë e peshkatarëve të fshatit që lundruan në det me varkat e tyre dhe hodhën në ujë grepin e sapo shpikur prej bakri, me shpresën për të shtuar peshkaqenë bregdetar në menu”, tha Abadi-Reiss.

 

Grepi do të ekspozohet në Kongresin e 48-të Arkeologjik në Jerusalem, më 3 prill.