Kujdesi për lëkurën mund të tregohet në mënyra të ndryshme. Aknet në lëkurë janë një nga problemet më të bezdisshme që mund të shfaqen në të. Për të eliminuar ato, njerëzit përdorin produkte për larjen e fytyrës që përmbajnë kimikate të ndryshme. Pikat e zeza, të cilat estetikisht janë po aq të pakëndshme se aknet, mund të jenë gjithashtu mjaft të bezdisshme. Nuk do t’i besoni ndryshimet në lëkurën tuaj kur të lini mënjanë larjet e shtrenjta të fytyrës dhe të përdorni metodën e ujit të kripur për të hequr pikat e zeza dhe aknet nga fytyra juaj.
Metoda e larjes së fytyrës me ujë të kripur edhe do të bëjë lëkurën që të shndrisë, por edhe do të zgjidhë përfundimisht problemin e produkteve të shtrenjtë të pastrimit të lëkurës.
Ajo që duhet të bëni për këtë metodë është të shtoni 2 lugë gjelle në një gotë me ujë, ta përzieni mirë këtë masë dhe të lani fytyrën me të. Uji i kripur do të thajë puçrrat, do të eliminojë infeksionet e lëkurës dhe do e pastrojë krejtësisht fytyrën tuaj nga pikat e zeza dhe njollat e bardha. Kjo metodë gjithashtu do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do e zbusë lëkurën tuaj. Në saje të ujit të kripur, i cili shërben në tonifikimin e poreve të lëkurës, nuk do të keni nevojë për produkt tjetër pastrimi.
Në veçanti nëse keni lëkurë me yndyrë do t’iu ndihmojë të eliminoni yndyrën e tepërt dhe të pastroni mikrobet në lëkurë. Ndërsa kjo parandalon formimin e puçrrave. Përveç kësaj, uji i kripur do të jetë efektiv edhe në shkëlqimin e lëkurës dhe në ardhjen e saj në formë të lëmuar./Frekuenca.net