Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se ngjarjet e dhunshme ndaj fëmijëve në vendet e rajonit Sahel janë rritur.
Drejtori i UNICEF-it për Rajonin e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, Gilles Fagninou në një deklaratë tërhoqi vëmendjen se fëmijët janë prekur negativisht nga grupet e armatosura dhe konfliktet në rajonin e Sahelit.
"Në tre muajt e fundit të vitit 2023, shkeljet e rënda ndaj fëmijëve në Mali, Burkina Faso dhe Niger janë rritur 70 për qind në krahasim me tre muajt e mëparshëm", thuhet në deklaratë.
Më tej vëmendja tërhiqet ndaj grushteve ushtarake në vendet në fjalë dhe thuhet se fëmijët që janë rrëmbyer ose janë përdorur në konflikte nga grupet e armatosura, kanë humbur jetën ose janë gjymtuar.
Në raportin e publikuar vitin e kaluar nga Qendra Afrikane e Kërkimeve Strategjike me bazë në SHBA thuhet se në 10 vitet e fundit është rritur numri i organizatave të armatosura që operojnë në kontinentin e Afrikës./aa