Përpjekjet e fermerëve dhe institucioneve të linjës janë përqendruar për zhvillimin e bujqësisë duke e orientuar atë në përdorimin e teknologjive dhe praktikave inovative, si hapi i duhur në përmirësimin e prodhimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga dita fushore në Qendrën Transferimit të Teknologjive Bujqësore, në Korçë.
Në fokus ishte përmirësimi i teknologjisë së ujitjes, plehërimit dhe punimeve agroteknike në përputhje me zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe përshtatjen e kultivarëve (elb, grurë, patate dhe fasule) ndaj kushteve klimaterike.
“Rezultatet e arritura do të ndihmojnë fermerët në zgjedhjen e kultivarëve më të mirë për prodhim të lartë dhe qëndrueshmëri”, tha Denaj.
Sipas saj, ky transferim njohurish do të përmirësojë kultivimin e gjerë në rajonin e Korçës dhe mbarë vendin./ata