Ben Affleck dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Lopez, bëhen bashkë për festën e diplomimit të vajzës së tyre Violetës pavarësisht nga problemet e tyre martesore.
Sipas fotove çifti dhe nëna e Affleck-ut, Anne Boldt-i, u panë të enjten duke ecur rrugëve të Los Anxhelesit. Affleck-u u pa me një shportë në duar, me ambalazh rozë brenda, ndërsa Lopez-i, ecte krah tij.
Aktori i “Good Will Hunting” ishte veshur me kostum gri dhe këpucë të zeza, ndërsa bashkëshortja shkëlqente veshur me fustan me lule, deri te kyçi, me rrip të zi në bel dhe taka transparente.
Çifti u pa për herë të fundit para dy javësh, më 19 maj, në teatrin “Aero”, në Santa Monika, Kalif, duke shkuar te “Soho House”. Raportimet thonë se çifti, i cili u martua në korrik të vitit 2022, nisi procedurat për divorc që kur Lopez-i shkoi vetëm në “Met Gala”, më 6 maj./BalkanWeb