Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është rishfaqur sot në Londër në publik, brenda makinës me të cilën arriti në Pallatin Buckingham para fillimit të paradës së Trooping the Color, eventi kryesor i kremtimit të ditëlindjes zyrtare të mbretit Charles III.

Ajo është fotografuar e veshur me të bardha, e ulur përkrah fëmijëve të saj dhe Princit të Uellsit. 

Kjo është hera e parë që ka bërë një paraqitje zyrtare që kur njoftoi në mars se po trajtohej për kancerin./Tema